Bota

"Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë!" Tragjedia në Koçan, qytetarët nisin protestën

Ata protestojnë me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”.

17 Mars 2025, 13:45 Nga M.B
"Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë!"
Protesta

MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët në Koçan kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar pas vdekjes tragjike të 59 të rinjve. Ata protestojnë me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”. Në këtë protestë kërkohet edhe dorëheqje kolektive të të gjithë përgjegjësve në institucione. 

Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

kocan

Sondazh

Poll