Bota

Tragjedia në Koçan/ Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut: Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin janë sjell nga anëtarët e grupit muzikor

Toshkovski tha shkaktar të shpërthimit të zjarrit ishin mjetet piroteknike. Ai njoftoi se në bashkëpunim me SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë marrë aksione ku janë ndaluar disa persona. Toshkovski tha se objekti nuk ka pasur licencë, ndërsa përgjegjësi për lëshimin e saj është Minsitria e Ekonomisë.

17 Mars 2025, 12:16 Nga M.B
Tragjedia në Koçan/ Ministri i Brendshëm në
Pançe Toshkovski

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski mori pjesë sot në një konferencë për shtyp nga ku tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit e tragjedisë në Koçan janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur. 

Toshkovski tha shkaktar të shpërthimit të zjarrit ishin mjetet piroteknike. Ai njoftoi se në bashkëpunim me SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë marrë aksione ku janë ndaluar disa persona. Toshkovski tha se objekti nuk ka pasur licencë, ndërsa përgjegjësi për lëshimin e saj është Minsitria e Ekonomisë.

Ai tha se gjatë hetimeve të djeshme janë konstatuar shumë lëshime dhe parregullsi në lidhje me objektin i cili nuk ka plotësuar kushtet për diskotekë. Toshkovski tha se MPB nuk ka qenë e njoftuar se në Koçan do të organizohet një ngjarje e tillë dhe se nuk është kërkuar sigurim. Toshkovski tha se dje është thirrur në polici edhe kryetari i Koçanit, dhe nëse do të konfirmohet ndonjë parregullsi do të ketë përgjegjësi.

“Dje, më 16 mars, Maqedonia u godit nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën 59 persona humbën jetën, ndërsa 163 u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në objekt ishin gjithsej 500 persona, ndërsa 250 bileta u shitën. Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në diskotekën e Koçanit janë siguruar dhe sjellë nga anëtarët e grupit që po performonte”, tha Toshkovski.

 

kocan

Sondazh

Poll