Bota

Tragjedia në Koçan/ Dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave, kush janë portieri dhe basketbollisti që ndërruan jetë

Mësohet se Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.

17 Mars 2025, 11:27 Nga M.B

 

Tragjedia në Koçan/ Dy sportistë të tjerë në
Foto nga vendi i ngjarjes

MAQEDONIA E VERIUT- Portieri 18-vjeçar Damjan Taneski dhe basketbollisti 20-vjeçar Petar Ivanovski janë gjithashtu 2 sportistë të tjerë, veç Andrej Llazarov, në mesin e viktimave të tragjedisë në Koçan. Mësohet se Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.

Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka tronditur kolegët dhe miqtë e tij sportivë, të cilët e përshkruan si një sportist të talentuar dhe të përkushtuar. Ndërkohë, ndarjen nga jeta të Ivanovskit e ka konfirmuar edhe klubi mëmë i tij, Dino Basket, i cili përmes një mesazhi emocionues ka shprehur pikëllimin për humbjen e lojtarit të tyre të talentuar.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski ishte ndër viktimat e tragjedisë. Petari ishte jashtëzakonisht i respektuar në mesin e miqve dhe bashkëlojtarëve dhe si MVP i turneut U-14, ai la gjurmë të thella në botën e basketbollit. Ishte një person i mrekullueshëm, një luftëtar me zemër të madhe”, ka shkruar klubi.

kocan

Sondazh

Poll