Bota

"Tragjedia e flakëve, klub i paligjshëm e dyshime për korrupsion"/ Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

“Tragjedia e flakëve”, “baza për dyshime se ka ryshfet dhe korrupsion", “klubi nuk kishte licencë të vlefshme”, “klubi i paligjshëm”, “klubi i rrethuar nga mure, dalje pa doreza”, Këto ishin disa nga fjalitë kyçe mbi të cilat kanë raportuar mediat ndërkombëtare në tragjedinë vdekjeprurëse të ndodhur në Koçan.

17 Mars 2025, 13:14 Nga M.L
"Tragjedia e flakëve, klub i paligjshëm e dyshime për
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Mediat më të njohura ndërkombëtare kanë shkruar për tragjedinë e ditës së djeshme në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut. “Tragjedia e flakëve”, “baza për dyshime se ka ryshfet dhe korrupsion", “klubi nuk kishte licencë të vlefshme”, “klubi i paligjshëm”, “klubi i rrethuar nga mure, dalje pa doreza”, këto ishin disa nga fjalitë kyçe mbi të cilat kanë raportuar mediat ndërkombëtare në tragjedinë vdekjeprurëse të ndodhur në Koçan.

Jehona e ngjarjes së rëndë në mediat ndërkombëtare përkon me raportet ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të shtetit dhe Komisionit Evropian. Një vëmendje e veçantë për korrupsionin e lartë është kushtuar edhe në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe të Komisionit Evropian ku thuhet se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim fare në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

"Tragjedia e flakëve, klub i paligjshëm e dyshime për

"Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut po hetojnë një zjarr që shpërtheu në një klub nate duke vrarë 59 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 150, me shumë të shtypur në nxitimin për t'i shpëtuar flakëve që dyshohet se janë shkaktuar nga mjetet piroteknike në skenë," kështu nisi lajmi i CNN

"Tragjedia e flakëve, klub i paligjshëm e dyshime për

Associated Press e nisi lajmin me titullin: "Një zjarr masiv në një klub nate në Maqedoninë e Veriut ka vrarë dhjetëra njerëz" duke i bashkangjitur foto e video nga momentet gjatë rënies së zjarrit. 

Ndërkohë BBC e ka përshkruar klubin e natës të improvizuar duke shtuar se më para ka qenë një depo qilimash, me një dalje efikase në të gjithë ndërtesën pasi dera e pasme e lokalit ishte e kyçur dhe nuk mund të përdorej. 

 

 

cnn bbc associated press maqedoni e veriut

Sondazh

Poll