Bota

Tragjedia në Koçan/ Patriarku Ekumenik Bartolomeu, mesazh ngushëllimi: I lutem Zotit për prehjen e shpirtrave të viktimave

Mësohet se Patriarkana Ekumenike, Bartolomeu në mesazhin e tij thotë se “i lutet Zotit për prehjen e shpirtrave të viktimave dhe për të mbështetur familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në shërimin e shpejtë të të lënduarve”.

17 Mars 2025, 10:05 Nga M.B
Tragjedia në Koçan/ Patriarku Ekumenik Bartolomeu, mesazh
Patriarku Ekumenik Bartolomeu

MAQEDONIA E VERIUT- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar mesazh ngushëllimi Presidentes së Maqedonisë Veriut Gordana Siljanovska-Davkova dhe Mitropolitit të Bregalnicës Hilarion për tragjedinë e Koçanit.

Mësohet se Patriarkana Ekumenike, Bartolomeu në mesazhin e tij thotë se “i lutet Zotit për prehjen e shpirtrave të viktimave dhe për të mbështetur familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në shërimin e shpejtë të të lënduarve”.

“Ai gjithashtu shpreh ngushëllime dhe mbështetje nga Kisha e Shenjtë e Madhe e Krishtit dhe nga ai personalisht popullit të Maqedonisë së Veriut, të prekur nga tragjedia”, thuhet në mesazh.

patriarku ekumenik bartolomeu

Sondazh

Poll