Bota

Tragjedia në Koçan/ Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut: 140 persona janë pranuar për mjekim, 44 janë transferuar jashtë vendit

Ai informon se në Qendrën klinike janë hospitalizuar 20 të lënduar, në SPQ 8 shtatori – 20, në “Shën Naumi i Ohrit” – 21, në Spitalin Klinik Ship – 20, Spitalin e përgjithshëm në Koçan dhe në Toksikologji –2.

17 Mars 2025, 09:34 Nga M.B
Tragjedia në Koçan/ Drejtori i Fondit për sigurim
Sasho Klekovski

MAQEDONIA E VERIUT- Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, Sasho Klekovski ka thënë se mbi 140 të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë pranuar për mjekim gjatë ditës së djeshme, 90 ndodhen në spitalet në vend, ndërsa 44 janë pranuar në spitale jashtë vendit. Klekovski ka thënë po ashtu se 8 të lënduar duhet të dërgohen në Kroaci dhe në Rumani.

Ai informon se në Qendrën klinike janë hospitalizuar 20 të lënduar, në SPQ 8 shtatori – 20, në “Shën Naumi i Ohrit” – 21, në Spitalin Klinik Ship – 20, Spitalin e përgjithshëm në Koçan dhe në Toksikologji –2.

“Jashtë vendit janë dërguar 44 të lënduar edhe atë në Serbi – 17, Bullgari – 14, Turqi – 9 dhe Greqi – 4. Numrat ndryshojnë për shkak të transferimit të të lënduarve në spitale të tjera. Gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet dhe procedurat e mëtutjeshme po vendosen në konsultim”, shtoi Klekovski.

 

sasho klekovski

Sondazh

Poll