Bota

"Hiqni dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka!" Tragjedia në Koçan/ Arbër Ademi: Përgjegjësia e plotë të kërkohet në qeveri dhe MPB

Ademi tha se në vend që të shprehet solidaritet dhe të ishin të bashkuar në ditën e ngjarjes tragjike, kanë parë intriga politike.

17 Mars 2025, 08:38 Nga M.B
"Hiqni dorë nga fajësimi i BDI-së për
Arbër Ademi

MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për media ka kërkuar nga qeveria që të mos fajësojnë BDI-në për çdo e keqe që ndodh në vend. Ademi tha se në vend që të shprehet solidaritet dhe të ishin të bashkuar në ditën e ngjarjes tragjike, kanë parë intriga politike. Ai ka shtuar se partitë poltike duhet të heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën.

“Nga mëngjesi mediumet që janë të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar i BDI-së. Ministri i Punëve të Brendshme, që është ministër në 14 muajt e fundit, në vend që të merr përgjegjësinë se pse ka lejuar që në 12 muajt e fundit diskoteka të punojë pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit.

Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në vetë në qeveri dhe MPB. E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.

arbër ademi

Sondazh

Poll