Sport

"Ai mund të merret me Photoshop, por jo të luajë futboll": Mou “thumbon" lojtarin e tij

Trajneri portugez i Fenerbahçes, pas barazimit 0-0 të skuadrës së tij kundër Samsunspor këtë të diel, u “tall” me lojtarin e tij francez, i cili mungoi edhe një herë në skuadër.

17 Mars 2025, 10:30 Nga DOSJA

"Ai mund të merret me Photoshop, por jo të luajë

TURQI - Pas një barazimi të dobët 0-0 kundër Samsunspor në Super Lig këtë të dielë, José Mourinho ofroi pak argëtim, veçanërisht në lidhje me Allan Saint-Maximin, i cili mungoi edhe një herë në skuadrën e Fenerbahçes. 

“Ai nuk është në formë të mirë. Ai mund të postojë dhe të merret me Photoshop nëse dëshiron. Por ai nuk mund të luajë futboll nëse nuk stërvitet”, u tall ai, duke iu referuar disa postimeve të tij në Instagram.

Një konflikt ka shpërthyer pas mos përfshirjes së tij ndaj Rangers të enjten në Europa League. “Ai kurrë nuk është stërvitur katër ditë radhazi në tre muajt e fundit”, vazhdoi tekniku portugez, përpara se të fliste për rrjedhjen e disa të dhënave stërvitore në lidhje me Saint-Maximin. “Është manipulim. Atë ditë, ai kishte vrapuar më shumë se të tjerët, sepse ishte në seancë individuale dhe pjesa tjetër e ekipit po bënte një seancë taktike”.

Mungesa e francezit mund të ketë rënduar në një ndeshje, ku Fenerbahçes i mungonte kreativiteti dhe e pa titullin të rrëshqiste më larg. Mourinho kritikoi gjithashtu stilin e lojës së Samsunspor-it dhe sugjeroi që skuadrat do të ishin më të motivuara kundër Fenerbahçes sesa Galatasaray, përpara se të largohej shpejt nga dhoma, të etur për ta përfunduar atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll