Aktualitet

“T’u jepet arma dhe t’u bëhet kurs”, gazetari Preç Zogaj bën thirrje, si të vetëmbrohen gratë nga burrat

13 Janar 2020, 22:20 Nga DOSJA
“T’u jepet arma dhe t’u bëhet kurs”, gazetari

TIRANË– Gazetari Preç Zogaj është shprehur se çdo gruaje që pajiset me urdhër mbrojtjeje duhet t’i jepet edhe një armë. I ftuar në studion e “Opinion”, ku po trajtohej tema e vrasjeve të grave në Shqipëri, Zogaj u shpreh se gratë duhen pajisur me armë. Madje, sipas gazetarëve, grave u duhet bërë edhe një kurs për armën dhe për vetëmbrojtjeje.

“Kur t’i jepet urdhëri i mbrojtjes, t’i jepet dhe arma. T’i jepen dhe armët grave që të vetëmbrohen. Nuk zgjidhet me edukim kjo punë. Arma është një gjë. Madje t’u bëhet dhe një kurs, ja urdhëro mere armën dhe mbrohu. Do presim të edukohen këta pas 500 vjetësh. Jemi gati 1000 vite mbrapa me qytetërimin ne,”– u shpreh Preç Zogaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet preç zogaj vrasja e grave ne shqiperi preç zogaj vrasja e grave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 22:01

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka treguar se sa herë që parkon makinën i del dikush dhe i kërkon 100 lekë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kazhani de...