Bota

EMRAT/ Tragjedia në Koçan, në mesin e viktimave nga zjarri në lokalin e natës janë edhe 5 anëtarët e grupit muzikor DNK

Fillimisht lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët, publikuan fotografitë e artistëve. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.

16 Mars 2025, 16:55 Nga E. D
EMRAT/ Tragjedia në Koçan, në mesin e viktimave nga zjarri
pamje nga vendngjarja

MAQEDONIA E VERIUT- Detaje të reja vijojnë te dalin ne lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe reth 155 të plagosur.

Bëhet e ditur se në mesin e 59 viktimave janë edhe pesë anëtarë e grupit muzikor DNK, Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov.

Fillimisht lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët, publikuan fotografitë e artistëve. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.

Zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin. Siç raportohet shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap.

Ndërkohë tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar në ndihmë me dhjetëra ambulanca nga Shkupi ndërkohë që u aktivizua për ndihmë edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll