Bota

"Licenca e klubit në Koçan u përfitua nëpërmjet korrupsionit", Toshkovski: Është vënë në pranga ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë

Ai njoftoi gjithashtu se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona. 

16 Mars 2025, 16:43 Nga r.ll
"Licenca e klubit në Koçan u përfitua nëpërmjet
pance toshkovski

SHKUP- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka deklaruar sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan është marrë me korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e përfituar me korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Ministri gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë. Ai njoftoi gjithashtu se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona. Sipas ministrit të Brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të ngjarjes tronditëse. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite. Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

pance toshkovski tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll