Politike

Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se gjatë mandatit të Trump nuk është ndëshkuar asnjë gazetar pavarësisht propagandës së tij. Kryedemokrati shtoi se mbyllja e zërit të Amerikës është një çështje e gjeopolitikës botërore duke konsideruar shpenzimet kolosale që bëhën më këtë radio. 

15 Mars 2025, 20:22 Nga I.A
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar për mbylljen e Zërit të Amerikës duke thënë se sipas tij nuk e konsideron akt censure. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se gjatë mandatit të Trump nuk është ndëshkuar asnjë gazetar pavarësisht propagandës së tij. Kryedemokrati shtoi se mbyllja e zërit të Amerikës është një çështje e gjeopolitikës botërore duke konsideruar shpenzimet kolosale që bëhën më këtë radio. 

Berisha shtoi se mund të ndodhë që të bëhet mbyllja e televizionit shtetëror por vetëm në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën dhe rrjedhimisht kjo nuk quhet censurë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

"Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar. Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues. Dhe e dyta,fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA. Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale. Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt. Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo. Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës," tha Berisha.

sali berisha mbyllja e voa-s

Sondazh

Poll