Politike

Berisha pas mbylljes së protestës: Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar nga të rinjtë!

Berisha deklaroi se sipas tij sot kryeministri Rama ka marrë ndëshkimin më të madh nga të rinjtë. Sipas Berishës sot Rama u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

15 Mars 2025, 20:02 Nga B.Z
Berisha pas mbylljes së protestës: Rama sot mori ndëshkimin
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës që u mbajt këtë pasdite e kryeministria. 

Berisha deklaroi se sipas tij sot kryeministri Rama ka marrë ndëshkimin më të madh nga të rinjtë. Sipas Berishës sot Rama u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.

Berisha u ndal edhe te fjalimet që mbajtën të rinjtë nga podiumi të cilat i cilësoi si fjalime me kuptim të thellë dhe shumë domethënëse. 

Berisha: Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.
Ia thanë të gjitha të rinjtë. Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.

sali berisha proteste opozite pd

Sondazh

Poll