Politike

Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojnë censurë!

Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

15 Mars 2025, 18:03 Nga B.Z
Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok.

Berisha e ka cilësuar mbylljen e platformës online si censurë ndaj fjalës së tij. Në një reagim në rrjete sociale Berisha thotë se nuk e ka toleruar asnjëherë censurën dhe sipas tij nuk do të lejojë që fëmijët të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës si dikur.

Postimi i Berishës:

Gjëja që urreja më shumë ishte censura; nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta lejoj që fëmijët tanë të përjetojnë sot të njëjtën dhunë ndaj lirisë së fjalës.

sali berisha proteste pd

Sondazh

Poll