Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Gjekmarkaj komenton listën e PD-së: Mungon Salianji! Duhet të ishte në Qarkun e Elbasanit si drejtues politik

Gjekmarkaj shton se Salianji sipas tij është burgosur pa të drejtë dhe duhet të ishte kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit si drejtues politik, si një aset i PD-së. Gjekmarkaj shton për këtë populli sipas tij do të hakmerret më 11 Maj.

15 Mars 2025, 17:23 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare/ Gjekmarkaj komenton listën e PD-së: Mungon
Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur këtë të shtunë mbi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I ftuar në News 24, Gjekmarkaj tha se në prag zgjedhjesh në PD ndjehet mungesa e Ervin Saliajit i cili ndodhet aktualisht në burg. 

Gjekmarkaj shton se Salianji sipas tij është burgosur pa të drejtë dhe duhet të ishte kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit si drejtues politik, si një aset i PD-së. Gjekmarkaj shton për këtë se populli sipas tij do të hakmerret më 11 Maj.

“Mungesa e Salianjit, i cili është marrë peng nga padrejtësia dhe pushteti, ai duhet të ishte në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik, si një aset i PD-së. Populli shqiptar do të hakmerret edhe për padrejtësinë më 11 maj”, tha Gjekmarkaj.

 

agron gjekmarkaj pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll