Bota

Protesta masive në Serbi/ Studentja mban fjalim: Ky tubim përcakton jetën e të gjithëve nesër! Lufta jonë është e përbashkët

Studentja vuri në dukje se është e vërtetë që qeveria nuk ka mbetur imune ndaj presionit, ndërsa shtoi se kjo protestë nuk do të ketë kaos dhe shkatërrim por do të jetë një shenjë revolte për të ndryshuar qeverisjen aktuale. 

15 Mars 2025, 17:57 Nga B.Z
Protesta masive në Serbi/ Studentja mban fjalim: Ky tubim përcakton
Studentja

SERBI - Studentët kanë flluar të mbajnë fjalimet e tyre në protestën që po zhvillohet këtë pasdite në Beograd. Një ndër studentet nga podiumi në sheshin Slavija u shpreh se studentët kanë bashkuar në këtë protestë qytetarë të të gjithë brezave. Ajo shtoi se kjo është një luftë e përbashkët dhe jo individuale.

“Lufta jonë është lufta e të gjithë neve, jo lufta e individëve sepse na përket të gjithëve”, tha studentja.

Ajo vuri në dukje se është e vërtetë që qeveria nuk ka mbetur imune ndaj presionit, ndërsa shtoi se kjo protestë nuk do të ketë kaos dhe shkatërrim por do të jetë një shenjë revolte për të ndryshuar qeverisjen aktuale. 

"Në vend të kaosit, ne zgjedhim mençurinë, jo për të shkatërruar por për të ndërtuar. Ajo që bëjmë sot përcakton jetën e të gjithëve ne nesër", theksoi studentja, i cili foli nga skena në Sheshin Slavija.

proteste serbi

Sondazh

Poll