Bota

Protesta masive në Serbi/ Reagon Vuçiç: Do ta përballojmë gjithë këtë presion! Do të ruajmë paqen dhe stabilitetin...

Vuçiç ka thënë se pavarësisht protestave shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme.

15 Mars 2025, 17:12 Nga B.Z
Protesta masive në Serbi/ Reagon Vuçiç: Do ta
Aleksandër Vuçiç

SERBI - Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuiçiç ka reaguar në lidhje me protestën masive që po mbahet këtë pasdite në Beograd. Teksa po vëzhgonte nga afër punimet në një kantier ndërtimi Vuçiç u shpreh se qeveria e tij do ta përballojë gjithë këtë presion dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin.

Më tej Vuçiç ka thënë se pavarësisht protestave shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme.

“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen. Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme”, deklaroi Vuçiç .

aleksander vucic serbi proteste

Sondazh

Poll