Bota

Pamje me dron nga protesta në Beograd/ Mijëra qytetarë të ndarë në turma bllokojnë rrugët

Në rrjetet sociale është publikuar një video e xhiruar me dron, ku shihen turma të mëdha njerëzish të mbledhur në Novi Beograd.

15 Mars 2025, 15:38 Nga M.L
Pamje me dron nga protesta në Beograd/ Mijëra qytetarë të
Foto nga vendngjarja

SERBI- Beogradi është bërë epiqendra e protestave masive kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiqit. Qytetarë nga e gjithë Serbia janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndryshime thelbësore në politikën e vendit. Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas një tragjedie të rëndë që ndodhi në Novi Sad.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e xhiruar me dron, ku shihen turma të mëdha njerëzish të mbledhur në Novi Beograd.

 

Pas rrëzimit të një strehimoreje pranë Stacionit Hekurudhor, 15 persona humbën jetën, duke shkaktuar zemërim dhe shqetësim në mbarë vendin. Ky incident tragjik shërbeu si një pikë kthese, duke nxitur një valë protestash që vazhdon edhe sot.

protesta ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll