Bota

Të angazhuar nga presidenti Vuçiç/ Dhjetëra burra të maskuar shfaqen në Beograd për të trembur protestuesit (VIDEO)

Dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

15 Mars 2025, 16:35 Nga M.L
Të angazhuar nga presidenti Vuçiç/ Dhjetëra burra
Foto ilustruese

SERBI- Në kryeqytetin serb, Beograd, po zhvillohet sot një protestë kundër regjimit të presidentit, Aleksandër Vuçiçit. Dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

Gjithashtu, në “Zeleni Venac” është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke lëvizur drejt qendrës së qytetit.

“Si ushtri”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

 

Ndërkohë, në rrjetet sociale mbrëmë u shfaqën video të traktorëve të dëmtuar që gjatë ditës ishin parkuar rreth parkut Pionir. Shpejt filluan spekulimet se këto dëme ishin shkaktuar nga njerëz që po ktheheshin nga pritja festive e studentëve në Terazije, por tani është publikuar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për djem të panjohur të veshur me ngjyrë të zezë.

 
 

protesta ne beograd serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll