Aktualitet

Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh nesër Kryepeshkopin e ri, sipas amanetit të Janullatosit kishën do e drejtojë një klerik shqiptar

Sipas Sekretares së Sinodit të Shenjtë, procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për Kishës Ortodokse, pasi do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri. Ndërkohë vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. 

15 Mars 2025, 15:22 Nga B.Z
Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh nesër Kryepeshkopin e ri, sipas amanetit
Kisha Ortodokse

TIRANË - Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Sipas Sekretares së Sinodit të Shenjtë, procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për Kishës Ortodokse, pasi do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri. Ndërkohë vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

anastas janullatos

Sondazh

Poll