Sport

De La Fuente mbron Yamal: “Eshtë gjeni? Ti je i pari, që e ul në stol kur nuk shënon”

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, u ankua për trajtimin mediatik të yllit të ri Lamine Yamal, i cili u kritikua për mungesën e performancës së tij, gjatë një konference për shtyp të premten.

15 Mars 2025, 09:00 Nga DOSJA

De La Fuente mbron Yamal: “Eshtë gjeni? Ti je i pari, që e ul

SPANJE - Ndërsa Luis de la Fuente shpalli skuadrën e tij për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Holandës të premten, trajneri i Spanjës u dërgoi gjithashtu një mesazh gazetarëve për të denoncuar trajtimin mediatik të yllit të ri të La Roja, Lamine Yamal.

“Çfarë duhet të pyesim për Lamine Yamal? Mund t'i kërkojmë që të vazhdojë ta dojë futbollin, të bëjë atë që do, të vazhdojë të ketë të njëjtin vizion për futbollin.

Çfarë duhet të kërkojmë nga aktorët e tjerë? Të gjithë duhet të kuptojmë se ai është një lojtar që duhet të piqet, që duhet të vazhdojë të stërvitet, që duhet të shkojë shumë larg.

Por i pari që e kritikon dhe e ul në stol atë je ti. Të gjithë ju që thoni se është gjeni, jeni ata që sapo nuk ka shënuar në dy ndeshje, do të thoni se nuk shënon gola të mjaftueshëm. Është e pabesueshme. Prandaj, Lamine Yamal duhet të përgatitet për këto kritika”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll