Aktualitet

“Mosfillim çështje” për thyerjen e pajisjeve të gazetarit të Piranjave, prokurori: Ashtu e mendova për momentin!

Prokurori duhet që minimalisht të niste hetimet, për tre vepra penale; "goditje për shkak të detyrës“, “dëmtim prone“ dhe “vjedhje me dhunë“, por prokurori Olsi Vasiu nuk e pa të arsyeshme të niste hetimet për asnjë nga këto vepra të dyshuara.

14 Mars 2025, 21:31 Nga DOSJA
“Mosfillim çështje” për thyerjen e pajisjeve
Foto ilustruese

VLORË - Gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista, është përballur me prokurorin e Vlorës, Olsi Vasiu, i njëjti që vendosi “mosfillim çështje” për rastin e kallëzimit ndaj biznesmenit Dorisen Çepaj.

Pas kallëzimit të gazetarit në Policinë e Vlorës, ku me prova dhe fakte shihej se shtetasi Dorisen Çepaj, mik i kryeministrit Rama, ofendon dhe dhunon grupin e xhirimit, thyen mjetet e punës dhe vjedh kartën e memories për të fshehur gjurmët, prokurori duhet që minimalisht të niste hetimet, për tre vepra penale; "goditje për shkak të detyrës“, “dëmtim prone“ dhe “vjedhje me dhunë“, por prokurori Olsi Vasiu nuk e pa të arsyeshme të niste hetimet për asnjë nga këto vepra të dyshuara.

Arsye sipas tij ishte e thjeshtë; “Ky ka qenë qendrimi im për momentin. Unë kam vendosur atë që mendova se ishte e drejtë“, tha ai përballë gazeatrit. Por prokurori duhet ta dijë mirë se Drejtësia nuk është opinion publik./Piranjat

dorisen cepaj olsi vasiu piranjat

Sondazh

Poll