Politike

Thirrja e Berishës nga Elbasani: Asnjë votë për patericat e Ramës, ata u ftuan botërisht për t’u bashkuar në koalicionin opozitar

Ai u shpreh se një tjetër avantazh për opozitën është drejtuesi i fushatës elektorale, amerikani Chris LaCivita. 

14 Mars 2025, 10:42 Nga r.ll
Thirrja e Berishës nga Elbasani: Asnjë votë për patericat e
sali berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet sot në Elbasan, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë për partitë e tjera opozitare, të cilat i cilëson si "patericat" e kryeministrit Edi Rama. 

Berisha tha se ata u ftuan në koalicion, pavarësisht mendimeve të ndryshme, por nuk pranuan pasi sipas tij votat e tyre do i kenë për Ramë. Më tej Berisha foli për programin e "Shqipërisë Madhështore", ku tha se ështënjë program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë dhe që do të bëhet realitet. Ai u shpreh se një tjetër avantazh për opozitën është drejtuesi i fushatës elektorale, amerikani Chris LaCivita. 

"Më 11 maj ne shkojmë besimplotë, shkojmë me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. Shkojmë me programin më të mirë për një arsim cilësor dhe një shëndetësi cilësore. Me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.

Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë. Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.

Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete.", tha Berisha. 

sali berisha ne elbasan

Sondazh

Poll