Politike

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen më 17 mars vizitë dy ditore në Prishtinë

Qëllimi i vizitës është përgatitja e vazhdimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

14 Mars 2025, 10:24 Nga N.F
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen më
Peter Sorensen

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet që javën e ardhshme të vizitojë për herë të parë Kosovën. Mediat në Kosovë raportonjnë se diplomati evropian do të qëndrojë në Prishtinë nga data 17 deri me 19 mars.

Më tej bëhet me dije se qëllimi i vizitës është përgatitja e vazhdimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Tema fillestare që pritet të diskutohet është zbatimi i deklaratës për të pagjeturit. Për këtë temë palët janë pajtuar, por takimi i fundit ku është diskutuar për zbatimin e saj nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

peter sorensen

Sondazh

Poll