Aktualitet

Kushtet meteorologjike në detin Adriatik, pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, rifillojnë nesër sipas grafikut

Linja e tragetit Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe se do të niset sipas grafikut.

14 Mars 2025, 10:51 Nga N.F

Kushtet meteorologjike në detin Adriatik, pezullohen lundrimet e trageteve

Foto ilustruese

DURRËS- Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar ditën e sotme se është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Pezullimi i lundrimit të trageteve ka ardhur si pasojë e kushteve meteorologjike në detin Adriatik.

Në njoftim bëhet me dije se pasagjerët që do të udhëtonin sot janë njoftuar. Më tej bëhet me dije se linja e tragetit Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe se do të niset sipas grafikut. Sai përket pezullimit të lundimit të linjës Durrës-Bari-Durrës do të rifillojë nesër sipas grafikut.


“Mirëmëngjes, si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025”, njofton Kapiteneria.

porti i durresit lundrimet e trageve per bari

Sondazh

Poll