Aktualitet

Shpërthimi në Lezhë, zbulohet në pronësi të kujt ishte lokali që iu vendos tritoli (EMRI)

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

14 Mars 2025, 08:17 Nga r.ll
Shpërthimi në Lezhë, zbulohet në pronësi të kujt
foto e lokalit

LEZHË- Lagjia "Besëlidhja" në Lezhë është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim me eksploziv. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse para derës së lokalit të mbyllur të lokalit në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. 

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

shperthim ne lezhe

Sondazh

Poll