Aktualitet

I dënuar me 7.3 vjet burg për shitje narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Në pranga është vënë shtetasi Florian Buçka.

14 Mars 2025, 10:02 Nga r.ll
I dënuar me 7.3 vjet burg për shitje narkotikësh, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në rrugën "Ali Demi" në Tiranë. Në pranga është vënë shtetasi Florian Buçka.

Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”

Kapet dhe ndalohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

florian bucka policia e tiranes

Sondazh

Poll