Aktualitet

Vatra e zjarrit në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve

8 efektivë zjarrfikës, 30 punonjës të shërbimeve publike, 10 të drejtorisë së pyjores dhe 30 banorë të zonës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. 

14 Mars 2025, 10:16 Nga r.ll
Vatra e zjarrit në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse dhe
pamje nga mali i moraves

DEVOLL- Vatra e zjarrit në malin e Moravës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Ndërkohë sipas informacioneve forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët po punojnë intensivisht për ta izoluar flakët.

8 efektivë zjarrfikës, 30 punonjës të shërbimeve publike, 10 të drejtorisë së pyjores dhe 30 banorë të zonës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. 

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara

zjarr ne malin e moraves

Sondazh

Poll