Politike

U la jashtë listës, Petro Koçi vijon "lëvdatat" për Ramën: Është maniaku i ndryshimit!

Ai shtoi se Berisha ka bërë një listë që pas zgjedhjeve të ketë rreth vetes, një grup që do të vazhdojë ta mbrojë.

13 Mars 2025, 22:56 Nga M.B
U la jashtë listës, Petro Koçi vijon "lëvdatat"
Petro Koçi

TIRANA- Deputet i PS Petro Koçi tregoi se nuk kishte hatërmbetje me partinë e tij, edhe pse u la jashtë listës. I ftuar i emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai e "lavdëroi" Ramën, duke e cilësuar maniak të ndryshimit dhe sulmoi Berishën si maniak të prapakthimit. Ai shtoi se Berisha ka bërë një listë që pas zgjedhjeve të ketë rreth vetes, një grup që do të vazhdojë ta mbrojë.

“Cili është ndryshimi mes PD dhe PS? Rama është maniaku i ndryshimit, Berisha i prapakthimit. Rama i ka bërë me listat në këndvështrimin e njeriut që është i sigurtë që fiton dhe dimensioni liberal në formimin e listës ekziston. Kurse Berisha ka bërë një listë që pas zgjedhjeve të ketë rreth vetes, një grup që do të vazhdojë të mbrojë Berishën.

Ai ka akoma hallin e vulës. E di shumë mirë që nuk fiton. I kam thënë që ti po punon natë e ditë për Partinë Socialiste. Për mua është një kriter i papranueshëm që te listat e hapura ke 37 kandidatë. Kjo është një listë që ka teprira brenda. Unë mund të isha në listat e hapura, nuk më ka ndaluar njeri. Që t’i hysh një gare në listë të hapur duhet të fillojë të paktën në një start me kushte të barabarta. Ti duhet të kesh një zonë të caktuar nga e cila të fillosh fushatën. Pra duhet të ngresh një shtab funksional”, tha Koçi.

petro koci

Sondazh

Poll