Politike

Përgjimet e Veliajt në paraburgimin e Durrësit/ Berisha: Operacion si në filma! Kurthi ishte nga Edi Rama...

Sipas Berishës kurthi i Veliajt ishte ngritur nga Rama i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonit dhe bisedave në dhomë me qëllim që ta bënte 'kurban' për zgjedhjet.

13 Mars 2025, 22:42 Nga E. D
Përgjimet e Veliajt në paraburgimin e Durrësit/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për përgjimet e Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësi tha se ky i fundit kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bano.

Sipas Berishës kurthi i Veliajt ishte ngritur nga Rama i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonit dhe bisedave në dhomë me qëllim që ta bënte 'kurban' për zgjedhjet.

Më tej Berisha thotë se se në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi një javë më parë se Veliaj kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar për të ndjekur fushatat Arbër Velia, sot njofton se përgjimi i kryebashkiakut është urdhëruar nga vetë Rama dhe zbatuar nga Ulsiu.

Postimi i Polotë:

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi  Kurbani i 11 Majit! Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar në Durrës, u faktua se Lal Vjedhësi, siç e kisha denoncuar disa javë më parë, nga qelia, në bashkëpunim me Mjerot dhe Karlon e, kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjyqtar Bano.

Kurthi ishte nga Edi Rama, kishte urdhëruar regjistrimin e telefonit dhe bisedave në dhomë. Në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi një javë më parë se Lali Vjedhësi kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar në këtë drejtim, Arbër Velia, për të ndjekur këto fusha, sot njofton se përgjimi i Lali Vjedhësit është urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Uluzi. burgut të VIP-ave në Durrës.

Sipas tij, vetë Uluziu u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqëndrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, sikundër është Uluziu, që nuk ka kurthit i lejoi telefonin, në mënyrë që të fliste me ato që donin. Po kështu, në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të thonë, si Mero dhe Bolino. Thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetues për porositë dhe faqet që kanë marrë nga vëllaçko, Arbër Velia.

Operacioni i fundosjes së Lal Vjedhësit u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në mjekun e Xhafës. Si përfundim, mund të thuhet se kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit u ther sot, dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

sali berisha

Sondazh

Poll