Bota

Autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin e vendbanimeve pranë kufirit me rajonin rus Kursk

Ditët e fundit, trupat e Moskës i kanë detyruar forcat ukrainase të tërhiqen

13 Mars 2025, 19:31 Nga A.Ll
Autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin e vendbanimeve
Ushtare ne Kursk

UKRAINË - Autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin e tetë vendbanimeve në rajonin Sumy, të cilat ndodhen pranë kufirit me rajonin rus Kursk, ku ditët e fundit trupat e Moskës kanë detyruar forcat ukrainase të tërhiqen.

"Për shkak të përkeqësimit të situatës operacionale në rajon dhe bombardimeve të vazhdueshme, u vendos sot që të evakuohen detyrueshëm tetë vendbanime në rajonin ukrainas Sumy", sipas një postimi nga komanda ushtarake në Facebook.

Forcat ukrainase bënë një depërtim të befasishëm në rajonin rus të Kurskut gushtin e kaluar, duke pushtuar një pjesë të tij.

Kievi besonte se Moska do të mobilizonte trupa nga fronti lindor i Ukrainës, duke shpresuar gjithashtu se do të fitonte potencialisht një levë të fortë negociuese në bisedimet e ardhshme të paqes.

Pas muajsh luftimesh, ushtria ruse çliroi pjesën më të madhe të territorit të kontrolluar nga trupat ukrainase, duke i detyruar ata të tërhiqen.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, siguroi dje se trupat e tij kanë çliruar "më shumë se 86%" të territoreve të pushtuara përkohësisht nga forcat ukrainase.

ukraina rusia lufta kursk

Sondazh

Poll