Bota

"E nevojshme për sigurinë ndërkombëtare"/ Trump nuk ndryshon qëndrim: Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë!

Nga ana tjetër në reagim e saj Danimarka është shprehur qartë se Groenlanda nuk është në shitje.

13 Mars 2025, 19:11 Nga E. D
"E nevojshme për sigurinë ndërkombëtare"/ Trump
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ideja e tij për Groenlandën. Gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për idenë e tij për të aneksuar Groenlandën. Në përgjigjen e tij, ai ka ritheksuar se aneksimi i Groenlandës do të ndodhë.

Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenland, ndërsa: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje.”

Nga ana tjetër në reagim e saj Danimarka është shprehur qartë se Groenlanda nuk është në shitje. Në takimin me shefin e NATO-s, Markl Rutte, Trump tha “Nuk e kam menduar shumë më parë, por jam duke u ulur me një njeri që mund te jetë shumë i dobishëm (referuar Rutte). E di Mark, të duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo vetëm për sigurinë. Është me të vërtetë një pyetje shumë e përshtatshme”.

Trump tha se zgjedhjet ishin të mira për SHBA-në megjithëse komentet e tij të fundit nuk kanë gjasa të shkojnë mirë në Danimarkë, e cila ka thënë vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje.

donald trump

Sondazh

Poll