13 Mars 2025, 17:17
Nga B.Z
Foto ilustruese
KANADA - Ministrat e Jashtëm të demokracive kryesore perëndimore u përpoqën të shfaqnin një front të bashkuar në Kanada të enjten, pas shtatë javësh tensionesh në rritje mes vendeve aleate dhe Presidentit Donald Trump lidhur me ndryshimin e politikës së jashtme amerikane ndaj Ukrainës dhe vendosjen e tarifave.
Grupi i Shtatë kryediplomatëve nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, u mblodhën në qytetin turistik La Malbaie, pranë Kebekut, për dy ditë takime.
Në krye të axhendës për aleatët e Uashingtonit do të jetë të informohen lidhur me bisedimet e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio të martën me zyrtarët ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite.
Por në prag të takimit të parë të G7 nën presidencën e radhës së Kanadasë, po vihet në pikëpyetje nëse do të bihet dakord për një deklaratë përfundimtare gjithëpërfshirëse pasi disa diplomatë të G7 kanë vënë në dyshim angazhimin e Uashingtonit në proces.
Një vendim i SHBA-së për të vendosur tarifa 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit shkaktoi kundërpërgjigjen e menjëhershme me masa reciproke nga Kanadaja dhe BE-ja.
"Nën udhëheqjen e @POTUS (Presidentit të Shteteve të Bashkuara), ne do të përdorim forume si G7 për t’iu kundërvënë kundërshtarëve tanë dhe për të qëndruar pranë aleatëve tanë. Amerika e Para!", u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në platformën X kur mbërriti në Kanada./VOA
kanada takim g7 donald trump rusi-ukraine
Bota
13 Mars 2025, 17:04
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko kanë dalë së bashku në një deklaratë, ku t&...
Bota
13 Mars 2025, 16:56
B.Z
Friedrich Merz, CDU, dhe Lars Klingbeil, SPD
GJERMANI - Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të ...
Bota
13 Mars 2025, 16:50
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të quhet me dashamir...
Bota
13 Mars 2025, 16:46
M.B
Dr. David Weldon
SHBA- Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Florida, për t&eum...
Bota
13 Mars 2025, 16:29
E. D
pamje nga vendngjarja
INDONEZI- Më shumë se 50 të burgosur në një burg indonezian organizuan një arratisje ndërsa oficer...
Bota
13 Mars 2025, 16:20
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që anija e hapësirës SpaceX të shtynte një...
Bota
13 Mars 2025, 16:05
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa vendodhje në Bruksel dhe pjesë të tjera t&eu...
Bota
13 Mars 2025, 15:56
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i ...
Bota
13 Mars 2025, 15:36
E. D
Donald Trump
SHBA- SHBA ka vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit nga e gjithë bota. Si...
Bota
13 Mars 2025, 15:35
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 pë...