Bota

Një detaj i veçantë nga vdekja mister e Gene Hackman/ Një nga qentë e tij ndihmoi policinë të gjente trupin e tij

Sikur po përpiqej të na thoshte “Ejani këtu”, përshkruan një nga oficerët e policisë

13 Mars 2025, 18:35 Nga A.Ll
Një detaj i veçantë nga vdekja mister e Gene Hackman/ Një
Gene Hackman

HOLLIVUD - Aktori legjendar i Holluvudit, Gene Hackman u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Santa Fe, New Mexico, më 26 shkurt, disa ditë pas vdekjes së gruas së tij, Betsy Arakawa. Ngjarja tragjike u zbulua nga ekipet e shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në shtëpi, me ndihmën e qenve të çiftit.

Fillimisht, shpëtimtarët që mbërritën në rezidencën luksoze prej 10.000 metrash katrorë nuk gjetën asnjë tjetër në shtëpi përveç Betsy Arakawa-s, e cila tashmë ishte e vdekur. Megjithatë, një nga qentë e familjes këmbënguli që t'i tërhiqte në një drejtim të caktuar, duke lehur dhe duke vrapuar përpara tyre.

“Ishte sikur ai po përpiqej të na thoshte, “Ejani këtu, ejani këtu!’”, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Santa Fe, Brian Moya për USA Today.

Përfundimisht, shpëtimtarët e ndoqën kafshën, e cila i çoi në një depo pranë kuzhinës. Atje, trupi i Gene Hackman u gjet i shtrirë në dysheme.

Fundi tragjik i jetës së aktorit ishte i vetmuar. Policia konfirmoi dje se 95-vjeçari Hackman vdiq nga sëmundja e zemrës rreth 18 shkurtit - disa ditë pasi Betsy Arakawa, 65 vjeç, iu nënshtrua sindromës pulmonare hantavirus në banjën e tyre rreth 11 shkurtit - pas ditëve të spekulimeve rreth vdekjeve të tyre misterioze.

Protagonisti i paharrueshëm mund të ketë bredhur i humbur dhe i hutuar për shtatë ditë në vilën e tij të madhe, pa partneren e tij, e cila i kishte qëndruar në krah për tre dekada, për ta ushqyer dhe kujdesur për të ose për të ruajtur tre qentë e tyre.

I mbetur vetëm dhe me trupin e gruas së tij duke u dekompozuar në banjën e tyre, Hackman, gjendja shëndetësore e të cilit ishte shumë e rëndë, mbeti pa ushqim. Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes.

 

 

gene hackman hollivud

Sondazh

Poll