Aktualitet

Automjeti përplaset me ambulancën në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën drejtuesi i makinës (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

13 Mars 2025, 09:29 Nga r.ll
Automjeti përplaset me ambulancën në aksin Shkodër-Koplik,
foto ilustruese

SHKODËR- Një persona ka humbur jetë paraditen e sotme si pasojë e një aksidentin të ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një automjet dhe një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Ndërkohë viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i automjetit, i dentifikuar si Abaz Kuka, 55 vjeç. Në automjet ndodhenin dhe dy pasagjerë të cilët janë plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën 

aksident ne shkoder-koplik

Sondazh

Poll