Aktualitet

Të shtënat në Kurbin/ Autori tentoi të arratisej por u përplas me automjetin e policisë, në makinë iu gjetën mjete ushtarake, i arrestuari me precedentë penalë

Autori është arrestuar dhe më pas ka rezultuar se ai kishte precedentë penalë dhe ishte i shpallur në kërkim.

13 Mars 2025, 08:42 Nga N.F
Të shtënat në Kurbin/ Autori tentoi të arratisej por u
Foto ilustruese

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar në Kurbin pas një operacioni të policisë për arme mbajtje pa leje. Operacionalet kanë qenë në aksion për kapjen e nje personi në kërkim, kur janë dëgjuar të shtëna armësh në një lokal dhe kanë ndërhyrë.

Brenda saj ndodhej një person i plagosur në këmbë që mendohet se është plagosur gjatë kohës që 3 të ndaluarit po qendronin bashkë. Autori më pas ka marrë automjetin për tu larguar por policia ka qenë pranë dhe në tentativë për tu larguar ka përplasur automjetin e policisë. Autori është arrestuar dhe më pas ka rezultuar se ai kishte precedentë penalë dhe ishte i shpallur në kërkim. Në automjet iu gjetën dhe mjete ushtarake.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosjeje, por konfirmohet se dy janë arrestuar dhe për të tretin pritet vendimi i prokurorit. Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë publik, por sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ishte person në kërkim.

te shtenat ne kurbin

Sondazh

Poll