Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Libofsh, motori godet nga pas makinën, plagoset shoferi i motomjetit

Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person, drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

13 Mars 2025, 08:27 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Libofsh, motori godet nga pas makinën, plagoset
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Libofsh. Aksidenti mësohet se ka ndodhur pranë repartit të FNSH. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një makinë. Raportohet se motomjeti ka goditur nga pas një automjet tip "Opel".

Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person, drejtuesi i motorit. Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident në aksin fier-libofsh

Sondazh

Poll