Aktualitet

44-vjeçarja shqiptare doli jashtë e gjakosur, ndërron jetë edhe bashkëshorti që u hodh nga ballkoni, detaje nga vrasja në Selanik

Shqiptari pasi e ka futur sërish në banesë gruan e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe qafë.

13 Mars 2025, 07:58 Nga N.F
44-vjeçarja shqiptare doli jashtë e gjakosur, ndërron jetë
Pamje nga vendi i ngjarjes

SELANIK- Detajet të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Selanik.  Sipas mediave greke, viktima kishte dalë në ballkon e plagosur dhe e gjakosur për të kërkuar ndihmë por 53-vjeçari e tërhoqi sërish brenda në banesë. Shqiptari pasi e ka futur sërish në banesë gruan e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe qafë.

Fatkeqësisht ajo nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes. 53-vjeçari pas ngjarjes së rëndë është hodhur nga ballkoni. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Papanikolaou. Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë.

vrasja e shqiptares ne selanik

Sondazh

Poll