Politike

Listat për kandidatët në zgjedhje/ Rama mbledh Kryesinë e PS-së, Nasip Naço dhe dy deputetë tërhiqen nga gara! Çfarë po ndodh në "kampin" socialist?

Momentalisht mësohet se ish-ministri Nasip Naço nuk do të ri kandidojë, ndërsa dy deputetët Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi janë tërhequr nga gara.

12 Mars 2025, 19:34 Nga M.B
Listat për kandidatët në zgjedhje/ Rama mbledh Kryesinë e
Foto ilustruese

TIRANA- Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur që nga ora 18:00 për të përfunduar diskutimet e fundit për shpalljen e listave për kandidatët për deputetë. Momentalisht mësohet se ish-ministri Nasip Naço nuk do të ri kandidojë, ndërsa dy deputetët Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi janë tërhequr nga gara.

Më parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve, duke koordinuar përzgjedhjen e kandidatëve. Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj, për të depozituar në KQZ listat me kandidatët e tyre për secilin qark.

ps

Sondazh

Poll