Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Andia Ulliri kandidate për deputete në listën e hapur të Durrësit

Ulliri do të jetë kandidate në listën e hapur të PD-së për Qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

12 Mars 2025, 19:29 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Andia Ulliri kandidate për deputete në
Andia Ulliri

TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri do të jetë kandidate në listën e hapur të PD-së për Qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Këtë e konfirmon vetë Ulliri në një postim në rrjete sociale. Ulliri sjell në vëmendje sfidat që është përballur sipas saj PD në të kaluarën ndërsa e cilëson qëndresën e opozitës si dëshmi të forcës dhe angazhimit për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Postimi i Ullirit:

Të dashur demokratë dhe qytetarë të Qarkut Durrës,
Jam e nderuar të shpall rikandidimin tim për zgjedhjet e 11 Majit në listën e Partisë Demokratike.
Së bashku kemi kaluar shumë sfida! Socialistët janë përpjekur të na izolojnë, të na censurojnë dhe të na mohojnë të drejtat tona themelore. Por ne nuk jemi dorëzuar! Protesta në Thumanë-Kashar, protesta në Rinas dhe çdo betejë tjetër që kemi zhvilluar krah për krah janë dëshmi e forcës sonë.
Kandidimi ynë në listën e hapur është një mesazh i qartë: ne jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur për të garantuar zgjedhje të ndershme, të lira dhe paqësore. Kjo është fuqia jonë, forca jonë dhe rruga drejt fitores!
Unë ju garantoj se do të vazhdoj të jem një zë i fortë për të gjithë qytetarët, duke mbrojtur të drejtat, interesat dhe të ardhmen që meritojmë.
Ne do të sigurojmë që Kruja dhe Fushë-Kruja të kenë përfaqësimin që u takon dhe do ta arrijmë fitoren e shumëpritur!
Shqipëria do të jetë madhështore!

andia ulliri pd gjedhje 11 maj

Sondazh

Poll