Politike

EMRAT/ Zbardhen dy kandidatët e PD-së në listën e mbyllur të Qarkut Dibër

Bëhet me dije se janë dy kandidatë për këtë qark, konkretisht, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata.

12 Mars 2025, 18:36 Nga B.Z
EMRAT/ Zbardhen dy kandidatët e PD-së në listën e mbyllur
Mbledhja

TIRANË - Janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në listën e mbyllur të Qarkut Dibër. Bëhet me dije se janë dy kandidatë për këtë qark, konkretisht, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata.

Pak më herët janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për qarqet e tjera të vendit, si Korçë, Berat, Kukës, Gjirokastër, Tiranë etj. 

Sot deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit. Deri më tani janë publikuar emrat në 7 qarqe, ndërsa mbledhja e Kryesisë vijon ende. Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.

sali berisha kryesia e pd-se

Sondazh

Poll