Politike

Kontestohet lista e mbyllur e kandidatëve të PD në Fier, demokratët i dërgojnë peticion Berishës (FOTO)

Elisabeta Rredhi ka deklaruar tërheqjen e saj nga gara, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh më të drejtë vazhdimin e betejës së saj politike brenda këtij procesi

12 Mars 2025, 19:05 Nga A.Ll

Kontestohet lista e mbyllur e kandidatëve të PD në Fier,

PD - Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, konkretisht nga zona e Divjakës, i kanë drejtuar një peticion kryesisë së PDSH dhe kryetarit Sali Berisha, duke shprehur pakënaqësitë e tyre mbi listën e mbyllur të kandidatëve. Ata kundërshtojnë faktin që emri i kandidates Elisabeta Rredhi, e cila u vlerësua në primaret e këtij qarku me 492 vota, nuk është përfshirë në listën fituese.

Sipas firmëtarëve, procesi i primareve duhej të garantonte që pushteti politik për përzgjedhjen e kandidatëve të ishte në dorën e anëtarësisë, por ata e konsiderojnë përzgjedhjen finale si një farsa klanore. Ata shprehen të shqetësuar që pas 12 vitesh opozitë, kryesia e PD nuk ka respektuar verdiktin e primareve dhe ka devijuar procesin, duke demotivuar strukturat për të punuar në funksion të fitores.

Peticioni thekson gjithashtu se Dega e PD Divjakës nuk ndjehet e përfaqësuar, pasi Rredhi, e cila ka pasur një mbështetje të gjerë elektorale dhe ka kandiduar dy herë më parë në zgjedhjet e 2017 dhe 2021, nuk është vendosur në listën e sigurtë të PD. Firmëtarët shprehin shqetësim se lista e qarkut Fier nuk është fituese dhe nuk sjell risi, pasi nuk përfshin emra të rinj me reputacion dhe përfaqësim të fortë politik.

Si pasojë e këtij vendimi, Elisabeta Rredhi ka deklaruar tërheqjen e saj nga gara, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh më të drejtë vazhdimin e betejës së saj politike brenda këtij procesi

Kontestohet lista e mbyllur e kandidatëve të PD në Fier,

 

 

 

 

listat pd sali berisha

Sondazh

Poll