Politike

Dalin emrat e PD-së në listën e mbyllur të Elbasanit, një vend e merr PL! Dashnor Sula mbetet jashtë, rikthehet ish-deputeti Bylykbashi

Shihet se në listën e publikuar mungon deputeti Dashnor Sula, i cili deklaroi paraditen e sotme se PD e ka larguar pasi sipas tij mbështeste Prokurorinë e Posaçme. Sakaq shihet se në listë është rikthyer ish-deputeti Oerd Bylykbashi. 

12 Mars 2025, 17:49 Nga B.Z
Dalin emrat e PD-së në listën e mbyllur të Elbasanit,
Sali Berisha

TIRANË - Janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet në listën e mbyllur të Qarkut të Elbasanit. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së është bërë me dije se 5 janë kandidatët për deputet në këtë qark, ndërsa një vend i takon PL-së. 

Shihet se në listën e publikuar mungon deputeti Dashnor Sula, i cili deklaroi paraditen e sotme se PD e ka larguar pasi sipas tij mbështeste Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Sakaq shihet se në listën e sigurt është rikthyer ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. 

Kandidaturat për Elbasanin

Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi
-Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë

dashnor sula oerd bylykbashi pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll