Bota

Analiza e Sky News: Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia?

Sipas analistit britanik, një armëpushim në këtë moment do të ishte më i dobishëm në aspektin taktik për ukrainasit sesa për rusët.

12 Mars 2025, 16:51 Nga E. D
Analiza e Sky News: Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo
foto ilustruese

UKRAINË- Analisti i sigurisë dhe mbrojtjes, Michael Clarke, ka folur rreth luftës në Ukrainë pas zhvillimeve të fundit në Arabinë saudite, ku ukrainasit pranuan një armëpushim me pushtuesit rus. Sipas analistit britanik, një armëpushim në këtë moment do të ishte më i dobishëm në aspektin taktik për ukrainasit sesa për rusët. Ai shton se rusët besojnë se po ecin mirë në fushën e betejës dhe po bëjnë përparime në rajonin e Kurskut.

“Rusët do të preferonin të vazhdonin, ndërsa ukrainasit do të dëshironin një pauzë”, thotë ish-ushtaraku.

Megjithatë, të dyja palët do të përfitonin nga një pushim dhe do ta shfrytëzonin çdo kohë të lirë për tu riorganizuar dhe për tu rimbushur me sa më shumë mjete që të munden.

“Të dyja palët kanë një arsye për ta bërë këtë. Por, stimuli për ukrainasit është më i madh sesa për rusët”, deklaroi britaniku.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe kanë rifilluar të dërgojnë ndihma të sigurisë për Ukrainën.

Kievi shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll