Bota

Përplasja e anijes me cisternën e naftës në Angli, arrestohet kapiteni rus, një person ende i zhdukur

Policia Humberside, në Anglinë veriore njoftoi se një 59-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia pas përplasjes që ndodhi rreth 12 milje larg brigjeve të East Yorkshire, nga e cila një person ka gjasa të ketë humbur jetën.

12 Mars 2025, 13:56 Nga N.F
Përplasja e anijes me cisternën e naftës në Angli,
Anija e diegur

ANGLI- Kapiteni i anijes tregtare, Solong është arrestuar pas përplasjes me cisternën e naftës në brigjet e Anglisë. Mësohet se kapiteni është një shtetas rus. Pjesa tjetër e ekuipazhit të Solong ishin shtetas rusë dhe filipinas.

Policia Humberside, në Anglinë veriore njoftoi se një 59-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia pas përplasjes që ndodhi rreth 12 milje larg brigjeve të East Yorkshire, nga e cila një person ka gjasa të ketë humbur jetën. Personi që dyshohet se ka vendur është ende i zhdukur.

Stena Immaculate, i cili transportonte karburant për ushtrinë amerikane, ishte ankoruar në një port në Humber, pasi kishte udhëtuar nga Greqia. Solong po lundronte nga Grangemouth, Skoci, në Roterdam, Holandë kur u përplas me një cisternë naft. Pas përplasjes anijet u përfshinë nga flakët dhe 36 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.

përplasja e anijes me cisternën e naftës në angli

Sondazh

Poll