Bota

Pas takimit në Arabinë Saudite, Zelenskyy: Presim lëvizje të rëndësishme të SHBA-së, nëse Rusia refuzon propozimin e armëpushimit!

Sipas presidentit ukrainas, Rusia duhet të përgjigjet ndaj propozimit 30-ditor të armëpushimit i cili u diskutua në bisedimet në Arabinë Saudite.

12 Mars 2025, 15:17 Nga E. D
Pas takimit në Arabinë Saudite, Zelenskyy: Presim lëvizje të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një konferencë për shtyp të mërkurën, ka komentuar zhvillimet e djeshme në Arabinë Saudite ku zyrtarët amerikanë dhe ukrainas u takuan për bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas presidentit ukrainas, Rusia duhet të përgjigjet ndaj propozimit 30-ditor të armëpushimit i cili u diskutua në bisedimet në Arabinë Saudite.

Në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se Kievi nuk do të njohë kurrë asnjë njohje të territoreve të pushtuara nga Rusia. Zelenskyy shtoi se Ukraina është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje kornizë me SHBA-në për mineralet e rralla të tokës.

“Nëse Rusia refuzon propozimet e bëra gjatë takimit të delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Jeddah, ne mund të llogarisim në hapat e fortë të Shteteve të Bashkuara drejt palës së saj. Hapa të fortë drejt palës ruse. Kuptimi im është se ne mund të mbështetemi në hapa të fortë.

Nuk i di ende detajet, por ne po flasim për sanksione dhe mbështetje për Ukrainën. Gjithçka varet nga Rusia. Ne nuk do të njohim asnjë territor të pushtuar nga Rusia. Ky është një fakt. Populli ynë luftoi për këtë, heronjtë tanë dhanë jetën. Sa u plagosën, sa mbijetuan? Prandaj, askush nuk do ta harrojë këtë,” tha Zelenskyy.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll