Bota

Prokuroria e Bosnjës lëshoi urdhër për ndalimin e tij, Dodik: Kam besim në policinë e Republikës Srpska! Do t’i kërkoj Rusisë të vërë veto ndaj pranisë së EUFOR-it në BeH, nuk ik askund

Ai nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të bënte nëse ndaj tij do të lëshohej një fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli, por në vend të kësaj sulmoi gazetarin duke i thënë se nuk kishte bërë një pyetje të saktë. 

12 Mars 2025, 14:14 Nga N.F
Prokuroria e Bosnjës lëshoi urdhër për ndalimin e tij,
Dodik

BOSNJE- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik në një konferencë për shtyp në Banja Llukë është shprehur se së shpejti do të ketë një takim të nivelit të lartë në Rusi dhe se do t’u kërkojë atyre të vënë veton ndaj pranisë së EUFOR-it në BeH. Dodik deklaroi në Banja Llukë se një diskurs kundër RS-së ka filluar nga Sarajeva ndërsa sot zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e tij me qëllim që ta marrë në pyetje.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të bënte nëse ndaj tij do të lëshohej një fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli, por në vend të kësaj sulmoi gazetarin duke i thënë se nuk kishte bërë një pyetje të saktë. Dodik përsëriti qëndrimin e tij se ai nuk do t’i përgjigjet thirrjes të Prokurorisë për t’u marrë në pyetje. Dodik theksoi se nuk do të ikë askund.

“Nuk ka asnjë goditje apo vështirësi që nuk jam i përgatitur të duroj për RS-në. Dodik do të bëjë punën e tij, do të udhëtojë, por unë kurrë nuk do të largohem nga RS. Nëse dikush mendon se jemi frikacakë, ata gabohen rëndë. Ne nuk jemi të konvertuar si ata në Sarajevë dhe disa në Banja Luka. Ju duhet të kuptoni se ne nuk jemi njësoj. Unë nuk pres që askush të më mbrojë jetën i tallur ndoshta nuk është ende koha që unë të them se nuk do të flas me ta, dhe pastaj do të jemi në telashe,” tha Dodik.

Ai tha se nuk do të rekomandonte që Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje, SIPA të veprojë dhe beson se nuk do të veprojë.

"Unë kam besim në policinë e Republikës Srpska," tha Dodik.

Ai shtoi se ata duan të largojnë njerëzit që mbrojnë policinë dhe shtoi se objektivi i ardhshëm i Sarajevës politike do të jetë policia e Republikës Srpska, pronat dhe asetet e Kishës Ortodokse Serbe që do të sekuestrohen përmes veprimeve të tilla. Ai vuri në dukje se Republika Srpska mbetet e përkushtuar ndaj ligjeve që ka miratuar.

dodik

Sondazh

Poll