12 Mars 2025, 13:27
Nga r.ll
sulmet
KIEV- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.
Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.
Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.
Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi. Kanali në Telegram, The Krymsky Veter, raportoi për shpërthime të fuqishme dhe lëshim të alarmeve paralajmëruese për sulme në qytetet në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pranë objekteve të ushtrisë ruse.
Rusia, ndërkaq, tha se ka bërë përparime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut, teksa Moska po tenton të dëbojë forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të territorit rus që nga gushti i vitit të kaluar.
Sulmet u kryen pasi Ukraina shprehu gatishmëri për të pranuar propozimin amerikan për zbatimin e një marrëveshje të përkohshme armëpushimi, me kohëzgjatje për 30 ditë, teksa SHBA-ja ka thënë se tani është në dorën e Moskës që të pajtohet në mënyrë që të hyjë në fuqi armëpushimi./REL
lufta ne rusi
Bota
12 Mars 2025, 13:09
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ishte "thellësisht e përfshirë" dhe ndihmoi që mes Ukrainës dhe SHBA-së t&...
Bota
12 Mars 2025, 12:55
N.F
Foto ilustruese
KANADA- Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen pë...
Bota
12 Mars 2025, 10:05
N.F
Efekan Kultur
TURQI- TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që ...
Bota
12 Mars 2025, 09:14
N.F
Dodik
BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Repu...
Bota
12 Mars 2025, 09:07
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Arsimit po planifikon të shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë së tij punëtore, pasi...
Bota
12 Mars 2025, 09:01
N.F
Nielsen
GROENLANDË- Opozita e qendrës së djathtë në Groenlandë, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e djesh...
Bota
12 Mars 2025, 08:57
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çeli...
Bota
12 Mars 2025, 08:12
N.F
Kryeministri portugez Luis Montenegro
PORTUGALI- Pas vetëm një viti në pushtet, qeveria e pakicës konservatore e Portugalisë&...
Bota
12 Mars 2025, 08:13
r.ll
foto ilustruese
SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
Bota
12 Mars 2025, 08:01
r.ll
takimi
KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...