Politike

"Ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së Xoxës"/ Lala jep detaje nga seanca ndaj Veliajt: Të dhënat e reja janë kontrata të lidhura...

Sipas gazetares të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxës, që konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.

11 Mars 2025, 21:22 Nga B.Z
"Ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së
Klodiana Lala

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca që u mbajt këtë të martë në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Veliaj. Seanca u shty për ditën e nesërmë, ndërsa prokurorët deklaruan se ka prova të reja që rëndojnë pozitën e Veliajt. 

E ftuar në emisionin 'Open", Lala deklaroi se prokurori Dumani për rreth 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, për shkak të provave të reja të SPAK për Veliajn. Lala thotë se provat e reja u janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt.

Sipas gazetares të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxës, që konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.

Lala thotë se, Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë.

"Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk ishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Garanci pasurore në vlerën 50 mln euro të vjetra. Kur përfunduan avokatët ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.

Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt. Të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e zonjës Ajola Xoxa, konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.

Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të marra nga institucione të treta",- deklaroi Lala.

klodiana lala erion veliaj

Sondazh

Poll