Aktualitet

EMRAT/ Komisioni i Medias zgjedh kandidatët për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Mësohet se kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.

11 Mars 2025, 18:14 Nga M.B
EMRAT/ Komisioni i Medias zgjedh kandidatët për kreun dhe
RTSH

TIRANA- Në Komisionin e Medias u kualifikuan sot dy emrat përfundimtarë që do të garojnë për detyrën e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Mësohet se kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.

Në garën paraprake ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Në muajin shkurt Kreu i Këshillit drejtues të RTSH-së, Leka Bungo dhe anëtarët u shkarkuan nga Kuvendi me shumicë votash në shkurt për procedurë të paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH. 

rtsh

Sondazh

Poll